Sjellja konsumatore nuk është një sjellje e izoluar nga shoqëria dhe rrethi. Faktorët që ndikojnë në sjelljen konsumatore mund që të jenë të shumtë dhe të natyrave të ndryshme. Por në bazë të ndikimit që kanë tek konsumatorët mund që të sistematizohen në dy grupe të mëdha dhe atë : si faktorë të jashtëm (external influences) dhe faktorë të brendshëm(internal influences). Faktorët e jashtëm dhe të brendshëm janë të lidhur ngushtë midis veti sa që cdo ndikim i faktorëve të jashtëm do të cojë edhe në një ndikim të faktorit të brendshëm. Psh nëse një konsumator ka blerë një produkt dhe më pas i njëjti pëlqehet dhe lëvdohet nga familja që është nje faktor i jashtëm do të conte në motivimin për blerjen e produktit që është një faktor i brendshëm. Faktorët e jashtëm dhe të brendshëm kanë një ndikim të madh në sjelljen e konsumatorit.
Si faktorë të jashtëm janë të rënditur kultura, nënkultura apo subkultura, demografia, statusi social, grupi referues, familja dhe aktivitetet e ndërmarra të marketingut nga ana e kompanisë.
Demografia paraqet popullsinë e një vendi apo territori duke përfshirë madhësinë, strukturën dhe shpërndarjen. Madhësia ka të bëjë me numrin e banorëve në një vend apo shoqëri, struktura është e lidhur me moshën, të ardhurat dhe punësimin, ndërsa shpërndarja ka të bëjë me vendosjen dhe përqëdrimin e popullatës në vendet urbane apo rurale.
Statusi social apo klasa sociale është e lidhur meatë se në cilin nivel ekonomik apo cilës shtresë i takon individi. Pra si faktor i jashtëm statusi social ka një ndikim të madh sa i takon sjelljes konsumatore.
Familja është nje faktor i rëndësishëm që është i pranishëm në përditshmrinë e blerësit. Anëtarët e familjes jo vetëm që ndikojnë njëri-tjetrin në vendimarrjet personale, por dhe shpesh bashkëpunojnë me njëri-tjetrin duke u shëndruar në këtë mënyrë në një njësi vendimarrëse që meriton vëmendje të posacme prej studiuesve të sjelljes blerëse.”
Grupi referues është grupi i cili posedon vlera tëcaktuara të cilat janë një shembull dhe model për individët të cilët e mbështesin atë në idetë dhe praktikat e tyre.
Aktivitetet e marketingut të kompanisë janë ai faktorë i jashtëm qe tek individi ndikojne nëpërmjet politikave të cilat kompania i ndërmerr për të reklamuar apo shitur produktin.
Përvec faktorëve të jashtëm kemi gjithashtu edhe faktorët e brendshëm të sjelljes së konsumatorit të cilët janë të lidhura me psikologjinë e individit. Në kuadër të këtij grupi fakorësh bëjnë pjesë : përceptimi, të mësuarit, të kuptuarit, motivimi, personaliteti,emocionet dhe qëndrimi i individit.