Protesta e disa prej studentëve vijon tek Fakulteti Juridik, duke bërë kështu që të mos zhvillojnë mësim as ata që duan të kthehen në auditore.
Por që nga nesër studentët e këtij fakulteti do të mund të zhvillojnë mësimin tek gjimnazi Petro Nini Luarasi. Mësimi do të zhvillohen gjatë pasdites prej orës 14:00.
Në një komunikim për mediat e pranishme në Fakultet, dekani Artan Hoxha është shprehur se autoritetet e institucionit mësimor ende po presin përgjigjen e ministrisë. “Nuk e dimë se në cilin gjimnaz do të zhvendosemi, ende po presim një përgjigje nga ministria e Arsimit,”- tha Hoxha.
Sipas studentëve, procesi mësimor ishte bllokuar nga një grup i vogël studentësh të ngujuar brenda në Fakultetin e Drejtësisë.