Që nga lindja e Michaelit nga Ludwigsburg (Gjermani), prindërit luftojnë për shëndetin e fëmijës së tyre. Ai vuan(te) nga sëmundja e tokës (një sëmundje e dëmtimit të muskujve), ku vjen deri aty sa përveç që trupit nuk i forcohen muskujt, ai nuk ka fuqi as për frymëmarrje, shkruan bild.de, përcjell foldrejt.com.
Por ilaç për këtë sëmundje ka dhe kushton përtej parashikimeve – rreth 2 milion euro për një dozë të medikamentit zolgensma – më e shtrenjta në botë.
Pas marrjes së medikamentit, fëmija është përmirësuar ndjeshëm dhe prindërit mund të marrin lirshëm frymëmarrje. Prindërit poashtu kanë kërkuar ndihmë për grumbullimin e 2 milion eurove, ku deri tani janë mbledhur rreth 1.3 milion euro.
Prodhuesi i ilaçit, firma farmaceutike Novartis, e ka arsyetuar çmimin e medikamentit si të drejtë, duke theksuar se çmimi i saj është sa gjysma e gjithë trajtimeve alternative për dhjetë vjet.
Medikamenti përherë të parë është lëshuar në SHBA në maj 2019, kurse brenda këtij viti medikamenti do lëshohet edhe në Europë dhe Japoni. Për Michaels ishte bërë përjashtim./Foldrejt.com