Është falur namazi i parë i Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe të Ajasofjas pas 87 viteve, raporton Anadolu Agency.
Namazi u drejtua nga Kreu i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş.
Namazi u fal në kuadër të masave të koronavirusit brenda dhe jashtë xhamisë me pjesëmarrjen e qytetarëve.
Sipas traditës, kreu i Diyanet-it, Erbaş, në minber ku e lexoi hutben u ngjit me shpatë.
Ajasofja nga viti 1453 kur u çlirua Stambolli e deri në vitin 1934 shërbeu si xhami. Ndërsa më pas u shndërrua në muze e cila qëndroi në këtë funksion për 86 vite.
Xhamia Ajasofja u rihap për adhurim më 24 korrik 2020.