Kompania Vice Media, e cila kontrollon faqet e internetit Vice dhe Motherboard, ka paraqitur kërkesë për falimentim në Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC.
Vice Media pritet të shitet së shpejti. Vlera e kompanisë vlerësohej në 5.7 miliardë dollarë në vitin 2017, ndërsa tani ajo mund të blihet për vetëm 225 milionë dollarë, shkruan BBC .
Prodhuesi i përmbajtjes dixhitale tha se do të vazhdojë të operojë gjatë falimentimit.
U njoftua se kompania pritet të “bëhet financiarisht e shëndetshme dhe më e fortë brenda dy deri në tre muaj”.
Vice u lansua në vitin 1994 si revista “Zëri i Montrealit”, dhe sot operon në më shumë se 30 vende.
Dikur u cilësua si një kompani që do të thyente dominimin e mediave tradicionale me përmbajtje interesante për të rinjtë, por që falimentoi, transmeton Fol Drejt.