Një person është intervistuar nga policia nën dyshimet se ka falsifikuar vizën në pasaportë.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 09:30, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24-orësh, dokumenti i falsifikuar është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/