Një qytetar nga Republika e Maqedonisë së Veriut ka falsifikuar certifikatën e vaksinimit kundër Covid-19 dhe është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit.
Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pohuar se certifikatën e ka marrë në mënyrë jo të rregullt.
Rasti është duke vazhduar në procedurë të rregullt, bën të ditur policia, kurse të dyshuarit i është rezufuar hyrja në Kosovë.
“SPK Hani Elezit 11.03.2022 – 09:55. I dyshuari mashkull shtetas i RMV-së, në pikën kufitare, ka prezantuar certifikatën e vaksinimit Covid-19, e cila ka rezultuar e falsifikuar. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pohuar se certifikatën e ka marrë në mënyrë jo të rregullt. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është iniciuar në procedurë të rregullt, ndërsa te dyshuarit i është refuzuar hyrja në Kosovë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.