Policia ka arrestuar dy burra, të cilët ishin duke udhëtuar me dokumenta të falsifikuara, bëri të ditur policia zvicerane.
“Të martën (6 nëntor 2018) forcat policore të Zuger në Walterswil (Gemeinde Baar) ndaloi një automjet me katër persona në bord. Dy prej tyre kishin dokumenta personale të falsifikuara italiane,” përcjell foldrejt.com. “Të arrestuarit ishin shqiptarë 25 dhe 46 vjeç, të cilët kishin pasur mundësi të lidhnin kontrata pune.”
Të dy personat u dënuan me mijëra franga gjobë dhe ju ndalua hyrja në Zvicër për tre vitet e ardhshme. Ata sapo janë dëbuar nga vendi helvet.