Sipas gazetarit italian Massimo Brambati, Exor dhe Agnelli do të ishin të gatshëm të dëgjonin oferta për Juventusin sezonin e ardhshëm, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Klubi italian ka pësuar humbje masive dhe për këtë arsye kompania amë mund të jetë e përgatitur të shesë Zonjën e Vjetër.
Me situatën financiare të klubit duke u përkeqësuar vazhdimisht, duket se Exor dhe familja Agnelli do të transferojnë pronësinë në fund të sezonit.
“Kam pasur gjithashtu lajmin se pronari mund ta shesë Juventusin. Është aseti i vetëm me humbje i Exor. Dhe unë e kisha këtë lajm si të tjerët, të një shitjeje tek një konsorcium i Katarit apo amerikan, që mund të materializohej në verën e 2023-shit”, tha Brambati. /FolDrejt/