Leonard Ademaj, vëllau i Liridona Ademajt, ka bërë të ditur se i janë drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohen rreth rastit të vrasjes së familjares së tyre
“Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media”
“Ne duam të sqarojmë që nuk kërkojmë qasje në informacione konfidenciale mirëpo kërkojmë që si familjarë të jemi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht”, thuhet në shkrimin e tij në rrjetin social Facebook.
Për rastin në fjalë janë katër të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, në mesi e të arrestuarve është është bashkshorti i saj, Naim Murseli.