Familja e Malcolm X ka bërë të ditur se do të ngrejë padi prej 100 milionë dollarësh kundër Departamentit të Policisë së qytetit New York, Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) dhe Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) për “fshehjen e provave” që përfshinin vrasjen e aktivistit të shquar të të drejtave civile në SHBA.
Njoftimi erdhi gjatë një konference për media nga avokati i të drejtave civile, Ben Crump, si dhe vajzat e aktivistit Malcolm X, Qibilah Shabazz dhe Ilyasah Shabazz, e cila u mbajt në Qendrën Përkujtimore dhe Edukative ‘The Malcolm X & Dr. Betty Shabazz’, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Ne gjithashtu do të kërkojmë drejtësi për një burrë, për një djalë shumë të ri… ai ishte vetëm 39-vjeç, i cili dha jetën për të drejtat e njeriut”, tha Ilyasah Shabazz.
Vajza e Malcolm X akuzoi agjencitë federale dhe lokale të qytetit New York për “fshehje mashtruese të provave” të komplotit dhe ekzekutimit të planeve për të vrarë e aktivistit të të drejtave civile.
Crump, nga ana e tij, tha se vajzat e Malcolm X meritojnë të dinë të gjitha faktet për vdekjen e babait të tyre.
“Për këtë padrejtësi të madhe, ne do të ngremë padi të vdekjes së gabuar kundër këtyre subjekteve qeveritare për 100 milionë dollarë në emër të vajzave të tij që po dalin vullnetare”, tha Crump.
Malcolm X u vra më 21 shkurt të vitit 1965 duke mbajtur një fjalim në Harlem. Sot, shënohet 58-vjetori i vrasjes së tij./FolDrejt/