Mbërritja e Princit të Britanisë, William dhe bashkëshortes së tij Kate përkon me 60 vjetorin e pavarësisë së Xhamajkës.
Aktivistët xhamaikanë protestuan kundër vizitës së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit duke kërkuar dëmshpërblime për skllavërinë në mes të shqyrtimit në rritje të trashëgimisë koloniale të Perandorisë Britanike, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Princi britanik William dhe bashkëshortja e tij Kate mbërritën në Xhamajka të martën në kuadër të turneut njëjavor në Karaibe.
Udhëtimi i çiftit mbretëror përkon me 60-vjetorin e pavarësisë së Xhamajkës dhe 70-vjetorin e kurorëzimit të Mbretëreshës, Elizabeth II. Vizita vjen në një kohë të shqyrtimit në rritje të sjelljes britanike të epokës koloniale në Karaibe dhe gjetkë.
“Nuk shohim asnjë arsye për festimin e 70-vjetorit të ngjitjes së gjyshes suaj në fronin britanik, sepse udhëheqja e saj dhe e paraardhësve të saj, kanë përjetësuar tragjedinë më të madhe të të drejtave të njeriut në historinë e njerëzimit”, thuhet në një letër të publikuar të dielën përpara vizitës së çiftit, dhe mbante nënshkrimet e 100 liderëve xhamaikanë.
Në letër, xhamaikanët thanë se do të festonin 60 vjet liri nga Britania e Madhe, por theksuan nevojën e kërkim-faljes “për të filluar procesin e rikuperimit, faljes, pajtimit dhe kompensimit”.
“Gjatë 70 viteve të saj në fron, gjyshja juaj nuk ka bërë asgjë për të korrigjuar dhe shlyer vuajtjet e paraardhësve tanë që ndodhën gjatë mbretërimit të saj, apo gjatë gjithë periudhës së trafikimit britanik të afrikanëve, skllavërimit, nënshkrimit dhe kolonializimit”, thuhet në letër.
Të martën u organizua një protestë para Komisionit të Lartë Britanik në Kingston, duke kënduar këngë tradicionale dhe duke mbajtur pankarta me frazën “seh yuh sorry”, një frazë e dialektit lokal që i kërkon Britanisë kërkim-falje./FolDrejt/