11 raste të reja dolën pozitive një ditë më parë në familjen Shaqiri në Vrapciq të Gjilanit.
E dyshohet, se infektimi i të gjithë këtyre personave u bë nga tre anëtarë të kësaj familje pasi që të njëjtit kishin ikur nga ambulanca e fshatit.
Familja Shaqiri nga Vrapçiqi i Gjilanit ka 11 anëtarë të infektuar me COVID-19
Oborri është i zbrazet e punët që i kishin nisur janë të papërfunduar.
Shtëpia brenda është thuajse e zbrazet.
E gjithë Familja Shaqiri nga Vrapqiqi i Gjilanit, një ditë më parë doli pozitiv në testin e Covid 19.
Ndërsa, dyshohet se para infektimit të të gjithë familjes, Tre anëtarë të tyre kishin ikur nga ambulanca e fshatit kur mjekja iu kishte treguar se po dyshon se janë prekur nga koronavirusi.
Ndërkohë i gjithë fshati është në izolim.
Askush këtu nuk del, madje as për ecje rreth fshatit.
Qyteti i Gjilanit tash ka te prekur 14 persona e për këtë situatë menaxhimi është në duart e komunës.
Nënkryetari Arbër Ismajli thotë se gjithcka është nënkontroll.
Numri dy i komunës thotë se rasti nuk është treguar me kohë dhe se nga pacientja është fshehur se ajo ka ardhur nga Gjermania.
Deri në orët e pasditës të kësaj të marte në vend ishin 61 përsona të prekur nga Koronavirusi e 14 prej tyre nga Gjilani.