Disa bashkatdhetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), kanë vendosur ta ndihmojnë familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristët serbë më 24 shtator të këtij viti, në veri të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Bëhet fjalë për disa shqiptarë që punojnë si policë në ShBA.
Ata kanë vendosur që familjes së Bunjakut t’ia dërgojnë një çek prej 60 mijë dollarësh amerikanë.
Bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në ShBA, nëpërmjet një fushate për mbledhjen e ndihmave financiare nga shqiptarët që shërbejnë në uniformat policisë amerikane të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare e Zbatimit të Ligjit në SHBA, nëpërmjet GoFundMe, kanë arritur të mbledhin 60 mijë dollarë, për familjen e dëshmorit të rënë në Banjskë të Zveçanit./FolDrejt/