Ramush Haradinaj ishte pjesëmarrës në një ngjarje e cila u mbajt në Rahovec, me qëllim të pajtimit në mes të dy familjeve.
Në postimin e tij në Facebook, Haradinaj kishte shkruar:
“Sot në Zaqisht të Rahovecit, Avdi Shala fali gjakun e babait dhe i shtriu dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës.
Falja është virtyt i joni kombëtar, nder e trimëri, që na mbajti të bashkuar. Qofshi faqebardhë!”, transmeton Fol Drejt.