Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari i shoqëruar nga oficerë të lartë të FSK-së, me nderime ushtarake priti në takim pune Shefin e ri të Shtabit të FARSH-së, Gjeneral Kingjin dhe delegacionin ushtarak nga FARSH.
Takimi i dy komandantëve është i një rëndësie të veçantë duke pasur parasysh bashkëpunimin e thellë mes FSK-së dhe FARSH-së.
Gjeneral Jashari shprehu mirënjohje të lartë për Gjeneral Kingjin për përkushtimin që ka treguar në thellimin e bashkëpunimit mes Forcave tona nga pozita paraprake dhe shpreson që ky përkushtim do të rritet edhe më shumë në pozitën e tij të re.
FARSH ka dhënë një kontribut të veçantë në fushën e edukimit të personelit në kurset e karrierës për oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, si dhe në trajnime specialistike.
Nga ana e tij, Gjeneral Kingji ka shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe në fusha të tjera ushtarake që ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të reja për FSK-në.
Gjatë viti 2023, FARSH dhe FSK, si ushtri partnere do të marrin pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 23”, nën organizimin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë.
Dy forcat, që janë ndër kontribuuesit më të mëdhenj me personel në këtë ushtrim, do të shkëmbejnë ushtarakë dhe kapacitete gjatë realizimit të aktiviteteve për të ngritur ndërveprueshmërinë në operim.
Në kuadër të vizitës Gjeneral Kingji ka vizituar edhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku është njoftuar me të arriturat, sfidat dhe aktivitetet që FSK është duke i realizuar me qëllim të zhvillimit profesional të Forcës./FolDrejt/