Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, sot më 30.10.2023, ka arrestuar një person në kërkim, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Policia e Kosovës (PK), transmeton Fol Drejt.
“Njësiti FAST, ka arrestuar personin A.B., (viti i lindjes 1980) të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol, i kërkuar nga Serbia për vuajtje dënimi prej 3 vite e 4 muaj burg, lidhur me veprën penale “Korrupsion”.
I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në qendër të mbajtjes për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar” – thuhet në komunikatë./FolDrejt/