Sulltan Mhemet 2 (Pushtuesi) deshi të ndërtonte dy shtylla mermeri për xhaminë dhe këtë detyrë ia dorëzoi një arkitekti grek Sinan Atik. Sinani zvogëloi shtyllat për rreth dy metra. Kjo zemëroi tejmase sulltanin dhe dha urdhër për prerjen e dorës së arkitektit, shkruan foldrejt.com.
Arkitekti grek kërkonte të mbrohej përballë babëzizë së Sulltanit, por kadinjtë e Galatës dhe Ejupit nuk mund të ndryshonin vendimin e Sulltanit. Kadinjtë (gjykatësit) e Uskudarit, konkretisht Hizir Beu, pranoi padinë e arkitektit grek dhe ngriti një ecuri penale kundrejt Sulltanit.
Gjatë thirrjes së seancës, kadiu Hizir Beu refuzoi që Sulltani të ulej në ndenjëse tjera, por vetëm në ato ku ishin ulur më parë edhe të akuzuarit tjerë. Sulltani erdhi në gjyq, sëbashku me arkitektin e dënuar.
Pas dëshmisë të palëve, gjykata shpalli fajtor Sulltan Mehmetin 2 dhe vendosi që ta dënojë me të njëjtën gjë siç ai e dënoi arkitektin – duke ia prerë dorën. Kur arkitekti dëgjoi vendimin u shokua dhe kërkoi tërheqjen e dënimit.
Pasi arkitekti e fali Sulltanin, Gjykata vendosi që Sulltani ti paguajë 10 monedha ari në ditë arkitektit. Sulltani pranoi dhe e rriti dëmshpërblimin me 20.
Kjo ngjarje përmendet te librat me kujtime të Evliya Çelebi.
Sulltani gjatë fundit të seancës, nxori një thupër hekuri dhe ju drejtua gjykatësve: “nëse ju nuk do vendosnit të ma pritni dorën, ashtu sipas rregullave islame, unë do ju goditja me këtë thupër në kokë.”
Gjykatësi menjëherë ju kundërpërgjigj:
“Nëse ju nuk do pranonit vendimin tim, unë do ju vrisja me atë thupër.”/Foldrejt.com