Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim njoftoi se ka dal pozitiv me koronavirus.
“Rezultati i testit të koronavirus që pata sot doli pozitiv,” shkroi Terim në llogarinë e tij në Twitter. “Unë jam në duar të mira në spital. Mos u shqetësoni”, shtoi ai.
Trajneri me përvojë, 66 vjeç, është personi i dytë i stafit të lartë të ekipit turk. Më herët në 23 Mars, Galatasaray konfirmoi se nënkryetari i saj Abdürrahim Albayrak doli pozitiv me koronavirus.
Terim ishte një nga emrat më të zëshëm në komunitetin e futbollit kundër vazhdimit të super liges turke, pezullimi i ligës ndodhi pas viktimës se parë me koronavirus.
“Ne po përballemi me një problem global, vendet kanë shpallur gjendjen e emergjencave, shkollat janë mbyllur, fluturimet janë anuluar,” tha Terim më 15 mars pas një barazimi me Beşiktaşin pas dyerve të mbyllura.
“Të gjitha ligat kryesore në të gjithë botën janë pezulluar. Unë do të them të vërtetën, kjo ka të bëjë me jetën time, të juaj dhe të lojtarëve.