“Ligji që i përcakton veteranët e luftës i ka disa kritere dhe mbi bazën e kritereve përcaktohet se kush është veteranë i luftës janë dy apo tri kategori por ne po flasim për kategorinë e parë dhe të gjithë ne nëse dëshirojmë me mbyll këtë temë mjaftojnë një rishikim i shpejt i atyre që plotësojnë kriteret dhe ligji kish me pastruar këtë punë”, tha Limaj në ATV.
Tutje, Limaj ka thënë se Kryeministri Kurti duhet të filloj prej vetës ta dijë se a i plotëson kriteret për veteranë.“Kryeministri Kurti nëse e ka seriozisht këtë punë duhet të filloi prej vetës ta dijë a i plotëson kriteret për të qenë veteranë i luftës apo nuk i plotëson prej Kryeministrit e të gjithë tjerët që kanë poste politike, sipas ligjit Kurti nuk është veteranë jo sipas mendimit tim”, ka thënë Limaj.