Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese tanimë janë krijuar të gjitha kushtet për të votuar qeverinë e re.
Shala ka thënë se partnerët e koalicionit janë dakorduar që të mërkurën të mbahet seanca për zgjedhjen e qeverisë së re.
Ai ka thënë se tanimë nënshkrimet e deputetëve për seancë të jashtëzakonshme janë dorëzuar dhe pret që pas dy ditësh të zgjedhet qeveria e re.
Shala ka folur edhe për kandidatët e Nismës për ministra.
“Sa i përket emrave Nisma do të ketë postin e zv kryeimnistrit, Ministrinë e Punës dhe Ministrisë e Tregtisë dhe në afatin e duhur do t’i prezantoj para publikut. Kryetari Limaj dhe kryesia ende s’ka vendos për përfaqësuesit tanë në qeveri”, ka thënë Shala për RTK.