Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sot ka abstenuar në votimin e bordit menaxhues për Trepça Sh.A.
Kryeministri Albin Kurti, derisa ishte duke e drejtuar mbledhjen e sotme të qeverisë, e mori një abstenim nga kabineti i tij, edhe pse pjesa tjetër ishin pro kësaj pike të rendit, e cila u miratua.
Anëtarë të bordit mbikëqyrës për Trepça Sh.A. janë Bahri Hyseni, kryesues, Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri.