Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë sot një vizitë në Kushtovë të Vllahisë.
Ai për këtë njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
“Mirëmëngjes nga Koshtova e Vllahisë, aty ku në fund të rekës së Bistricës, Nexhat Brahimi ka vendosur që ta punojë tokën e mbetur djerrinë pas 30 viteve.
Rritja e përkrahjes këtë vit dhe thirrja për ta punuar çdo pëllëmbë të Kosovës, po jep frytet e veta. Nexhati nga Komuna e Leposaviqit kultivon 2 hektarë misër dhe 2 hektarë kungull.
Bujqit e komunave veriore do ta kenë më të lehtë aplikimin këtë vit pasi që nuk do të kenë nevojë për fletë poseduese. Mirëpo nuk do mungojë kontrolla në teren për tu siguruar se mbështetja institucionale do të shkojë tek bujqit e vyer e meritorë.
Shteti Bujku”./FolDrejt/