Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës, Faton Peci ka vizituar fermerin nga Obiliqi, Fahri Aliun.
Ministri Peci u shpreh se te fermeri Aliu kishte parë një vullnet të pashoq, përcjell Fol Drejt.
Në një postim në Facebook, Peci u shpreh:
“Tek fermeri Fahri Aliu në Obiliq, pashë një vullnet të pashoq. Ajo cka më lumturoi më shumë ishte kur Fahriu më tregoi se nga Ministria e kishin njoftuar se ishte njëri ndër përfituesit e Programit për Zhvillim Rural / Grante 2022 për ndërtimin e shtallës; më se të nevojshme për 47 krerë lopë🐄 që ai mbarështonte.
Kjo fundjavë, mbetet idealja për finalizimin e mbjelljes së grurit, kulturë të cilën Fahriu vecse e ka mbjellur edhe atë rreth 17 hektarë. Ai poashtu ka mbjellur rreth 6 hektarë elb dhe tërshërë ndërsa në të mbjellurat pranverore planifikon që të mbjellë edhe rreth 13 hektarë me misër🌽.
Edhe në Programin për Pagesa Direkte 2023, mbështetja për grurin do vazhdojë të jetë e katërfishtë me rreth 474 euro/hektarë; duke përfshirë këtu subvencionimin e sipërfaqes së mbjellë, vlerën e akcizës së naftës, plehërimin pranveror dhe rendimentin e dorëzuar në mullinj.
Secila punë ka mundin e vet mirëpo bujqësinë e ka bekuar natyra; andaj edhe frytet e djersës së bujkut, i shohim pas dimrave të vështirë, kur jetë fillon të marrë natyra, në pranverë!”/FolDrejt/