Një dokumet i shërbimit sekret amerikan CIA që ka siguruar ABC News tregon se Sali Berisha nuk donte pavarësinë e Kosovës.
Agjentët amerikanë thonë se presidenti i asaj kohe i përdori për fushatë retorikat nacionaliste duke ashpërsuar konfliktet etnike. Ish drejtuesi i SHIK, Fatos Klosi, në një intervistë për ABC News, tha se nuk habitet pasi qëndrimi i CIA-s ndaj Berishës dihej që gjatë kohës së luftës.
Ai përmendi edhe një rast që sipas tij Berisha, asokohe president, kishte shitur disa shqiptarë të Kosovës që kishin ardhur për t’u stërvitur në vendin tonë, tek serbët.
“Qëndrimin e CIA-s e kemi ditur që gjatë luftës. Kishte qindra informacione për aktivitetin e tij. Ideja që Berisha ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës është e vjetër. Ka filluar që me shkeljen e embargos me Jugosllavinë. E ka përdorur si argument për Kosovën gjoja për të çuar naftë për të ngrohur Kosovën.
E dyta që ne na ka bërë përshtypje dhe amerikanëve ka qenë opinioni i përbashkërt në kohën kur Berisha ishte president. Erdhi një grup luftatarësh kosovarë për luftë kundër Serbisë, nuk ishte krijuar akoma UÇK, erdhën dhe bënë stërvirje dhe fatkeqësisht familjeve të tyre, pjesa më e madhe e tyre, u arrestuan sapo u futën në Kosovë. Ishte koha që u bë një stërvitje e tyre që gjoja po ndihmoheshin dhe u mor vesh se kush ishin këta njerëz. Sigurisht që u shitën. Pastaj erdhën ngjarjet si Rambujeja. Ka qenë një nga faktet më të rëndësishme që Berisha ishte.”, tha ai. /abcnews.al/