Bota e ka braktisur Indinë që po përballet me shpërthimin tragjik të COVID-19 duke përkeqësuar pabarazitë globale, sipas virologut Anthony Fauci, këshilltari kryesor i Shtëpisë së Bardhë.
“E vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur menjëherë një pandemie botërore është miratimi i një përgjigjeje globale”, shtoi ai.
“Dhe një përgjigje globale nënkupton drejtësi në botë”, deklaroi Fauci, i cili e drejtoi gishtin nga vendet e pasura duke i akuzuar se nuk kanë ndihmuar vendet më pak të pasura për t’u furnizuar me mjetet e nevojshme të kujdesit shëndetësor.
Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në Indi ka kaluar 200,000 me një pik prej më shumë se 3 000 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve në vend si pasojë e pandemisë ka arritur në 201 187, por sipas shumë ekspertëve, shifrat janë shumë më të larta.