Anthony Fauci beson se Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve së shpejti do të ofrojnë udhëzime të azhurnuara të COVID-19 për përdorimin e maskave në mjediset e jashtme.
Maskat në fytyrë kanë marrë një rol qendror në debat kohët e fundit pasi shumë dyshojnë në përdorimin e vazhdueshëm dhe të gjerë të maskave edhe kur vaksinimet vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin.
“Ajo që unë besoj se do të dëgjoni, ajo që vendi do të dëgjojë së shpejti, janë udhëzimet e azhurnuara nga CDC”, tha Fauci. “CDC është një organizatë e bazuar në shkencë. Ata nuk duan të bëjnë ndonjë udhëzim nëse nuk shikojnë të dhënat dhe të dhënat i mbështesin ato”, tha ai.
Fauci citoi shifrat që tregojnë se rreth 30 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht, me të paktën 50 për qind që kanë marrë tashmë një dozë vaksinimi.