Përfundimi i karantinës nga pandemia e Kovid19 do ndodhë gradualisht. Sipas një dokumenti zyrtar të landit Nordrheinwestfalischen, që e disponon ekskluzivisht media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, thuhet se “shkollat duhet të fillojnë sa më parë të jetë e mundur”, kurse më së voni do hapen diskotekat dhe përballjet futbollistike, përcjell foldrejt.com. Restorantet do mund të hapen, por me kusht që tavolinat të kenë distancën e duhur.
Dokumenti i fundit të karantinës, është shkruar nga 12 ekspertë – që përfshin virologë, ekonomistë dhe politikanë gjermanë.
Ky “çlirim” nga karantina shihet si një moment i duhur, pasi do të shmangen pasojat psiqike, humbjet e nxënësve në mësim, si dhe pasojat enorme ekonomike.
Por si masë ndaj shkollës dhe punës, parashihet që kush ka “kollë” ose “qurra” duhet menjëherë të lirohet nga mësimi ose puna. Kjo masë duhet ta njihet nga mësimdhënësit dhe shefat./Foldrejt.com