Departamenti i Drejtësisë po heton nëse Trump ka shkelur ligjin duke marrë dokumente qeveritare pasi la detyrën në vitin 2021, duke përfshirë rreth 100 dokumente të klasifikuara që ai transferoi në pronën e tij në Florida.
Inteligjenca shumë e ndjeshme për Iranin dhe Kinën gjendet në disa dokumente të gjetura nga FBI gjatë kontrollit të gushtit në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Florida, raportoi sot Washington Post, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.
Këto janë dokumente sekrete që përshkruajnë punën e inteligjencës në lidhje me Kinën, dhe të paktën një prej tyre i referohet programit raketor të Iranit, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.