Midis dhjetorit 2021 dhe gushtit 2022, grupi i hakerëve “Cuba ransomware” zhvati më shumë se 60 milionë dollarë shpërblim nga viktimat, paralajmëron Byroja Federale e Hetimeve të SHBA (FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike (CISA).
Bëhet fjalë për një grup hakerash që Qeveria e Malit të Zi i akuzoi për një sulm kibernetik këtë verë, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme.
Dokumenti i FBI dhe CISA është një vazhdim i një alarmi të lëshuar nga FBI në dhjetor 2021, i cili deklaronte se grupi i hakerëve kishte fituar deri më tani gati 44 milionë dollarë në pagesa shpërblese pasi sulmoi më shumë se 49 subjekte në pesë sektorë kritikë të infrastrukturës në Shtetet e Bashkuara, shkruan portali CdM, transmeton Fol Drejt.