FBI ka kryer bastisje në shtëpinë e Ish-Presidentit Donald Trump. Këtë e ka konfirmuarai vet duke thënë se shtëpia e tij në Florida ishte “bastisur” nga FBI dhe agjentët hapën një kasafortë, shkruan Fol Drejt.
Trump tha në një deklaratë se Mar-a-Lago në Palm Beach ishte “pushtuar nga një grup i madh agjentësh të FBI”.
Gjithçka besohet se ka lidhje me një hetim për trajtimin e dokumenteve zyrtare nga zoti Trump.
Mediat amerikane raportojnë se kërkimi lidhet me dokumentet që presidenti mund t’i ketë çuar në Mar-a-Lago pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Avokatja e zotit Trump, Christina Bobb, i tha NBC News se disa dokumente ishin sekuestruar gjatë kontrollit.
Përshkallëzimi dramatik i kontrollit të zbatimit të ligjit vjen ndërsa Trump përgatitet për një kandidim të tretë të mundshëm presidencial në 2024.
“Këto janë kohë të errëta për kombin tonë”, filloi deklarata e Trump.
Ai tha se kishte bashkëpunuar me të gjitha agjencitë përkatëse qeveritare dhe kështu “bastisja e paparalajmëruar në shtëpi nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme”.
Trump tha se kjo përbënte “sjellje të pahijshme prokuroriale” dhe “armatim të Sistemit të Drejtësisë” për ta penguar atë të kandidojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë.
“Një sulm i tillë mund të ndodhë vetëm në vendet e shkatërruara, të botës së tretë,” tha ai.
“Mjerisht, Amerika tani është bërë një nga ato vende, të korruptuara në një nivel të paparë më parë.
“Ata e hapën edhe në kasafortën time!”
Sipas CBS News, raporton BBC, Trump ishte në Kullën Trump në New York City në kohën e bastisjes së raportuar të hënën./FolDrejt/