Skuadra kosovare nga Suhareka e cila mbrëmë mposhti skuadrën kroate Dinamo Zagreb në kuadër të UEFA Europa Conference League me rezultat 2 me 0, sot ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin senegalez, Mamadou Danfa.
“Me kënaqësi e prezantojmë prurjen e re në skuadër, sulmuesin nga Senegali, Mamadou Danfa.
22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Shkupit, e forcon edhe më shumë ekipin tonë, drejt arritjeve të objektivave që kemi.”, thuhet në njoftimin e klubit. /FolDrejt