Kredia e konsumatorit në SHBA u rrit me 17,85 miliardë dollarë në qershor duke arritur pothuajse në 5 trilionë dollarë, sipas të dhënave të publikuara nga Rezerva Federale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Shifra është më e lartë se pritshmëria e tregut për një fitim prej 13 miliardë dollarë.
Kredia konsumatore në maj ndërkohë tregoi një fitim prej 9,46 miliardë dollarësh.
Kredia rrotulluese, kryesisht karta krediti, shënoi rënie me 0,6 për qind në qershor. Kredia jorrotulluese, kryesisht kredi për makina dhe studente, shënoi rritje me 6 për qind.
Në bazë vjetore, kredia konsumatore në qershor u rrit me 4,3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.