Federata Ndërkombëtare dhe ajo Evropiane e Gazetarëve (IFJ dhe EFJ), kanë dënuar dhunën e përdorur nga huliganët serbë ndaj gazetarëve në veri të vendit, raporton Fol Drejt.
“Kosovë: Së bashku me Federatën Evropiane të Gazetarëve – EFJ, ne i bashkohemi filialit tonë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK në denoncimin e dhunës ndaj profesionistëve të medias dhe u bëjmë thirrje autoriteteve dhe pronarëve të mediave që të garantojnë sigurinë e gazetarëve që raportojnë në terren.”, shkruan në postimin e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve në Facebook. /FolDrejt/