Ekonomisti dhe diplomati i njohur austriak, Gunther Fehlinger, ka mbërritur në Kosovë me qëllim që të bëjë thirrje që 15 janari të shpallet Dita Përkujtimore Evropiane për të përkujtuar gjenocidin e Serbisë të kryer në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Fehlinger shkroi në Twitter se kjo thirrje do të bëhet me qëllim që t’iu bëhet e qartë këshilltarit special të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, se së pari duhet që Kosova anëtarësohet në NATO dhe BE
“Erdha në Kosovë për të bërë thirrje që 15 janari të shpallet Dita Përkujtimore Evropiane për të përkujtuar gjenocidin e Kosovës të kryer nga Serbia kundër shqiptarëve në vitin 1999 dhe t’ia bëj të qartë këshilltarit special të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell se është Kosova ajo që duhet së pari të anëtarësohet në NATO dhe BE”, shkroi Fehlinger.
Në fund ai shtoi se para së gjithash, Serbia duhet të pendohet për të kaluarën e saj. /FolDrejt/