Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Ana Bërnabiq kanë të drejtë. Publiku nuk duhet të merret me Danilo Vuçiqin, pavarësisht miqësisë së tij me kriminelët, siç dëshmohet, bardh e zi, në fotografi dhe video të shumta. Dhe pse?
Nga Snezana Csongradin
Epo, sepse publiku ose nuk është mjaft i njohur, ose në pjesën më të madhe nuk e shqetëson “fëmijëria” e babait të tij – Aleksandrit.
Ndaj, le të kthehemi te “fëmijëria” e Aleksandrit, kur, si Danilo, ishte rreth të njëzetave.
Në moshën 24 vjeçare, Danilo ishte në lozhën ceremoniale me fansat e xhelatëve – Ratko Mlladiq dhe Radovan Karaxhiq – autorë të gjenocidit kundër boshnjakëve, gjatë kremtimit të ditës antikushtetuese të Republikës Sërpska.
Dhe ku ishte babai Aleksandri në moshën e tij? Po, ai ishte në kodrën mbi atë vend, duke përdorur një automatik, gjatë rrethimit të Sarajevës, rrethimi më i gjatë i një qyteti të vetëm në historinë botërore.
Pa karakterizime dhe interpretime. Duke u mbështetur ekskluzivisht në faktet nga biografia e tij, për të cilat, është e sigurt, duhet kuptuar e tashmja, pra lëvizjet e tij si sundimtar i qytetarëve të Serbisë në dhjetë vitet e fundit, duke i mbajtur ata në prag të luftës dhe në varfërinë më të thellë. Pa asnjë aluzion pendimi për atë që bëri dhe frymëzoi të tjerët të bëjnë gjatë të nëntëdhjetave të përgjakshme.
“Fëmija” Aleksandër ishte dy vjet më i vogël se djali i tij kur në moshën 22 vjeçare punoi si gazetar në Pale, në lindje të Sarajevës, në shërbim të politikës serbe.
Pra, në vitin 1992, kur lufta në Jugosllavinë e vjetër ishte duke u ndezur, rrethimi i Sarajevës tashmë po merrte vrull, i organizuar nga diktatori dhe krimineli i luftës Sllobodan Millosheviq, “fëmija” Aleksandër u punësua si gazetar.
Ai iu bashkua partisë radikale serbe të kriminelit të dënuar të luftës, Vojisllav Sheshel, në vitin 1993 dhe menjëherë pas kësaj u zgjodh deputet në Kuvendin Popullor të Republikës së Serbisë. Vetëm dy vjet më vonë, ai u bë sekretar i përgjithshëm i SRS.
Kur “fëmija” Aleksandër ishte 24 vjeç, kamerat e regjistruan, përkundër mohimit të tij, se si ai tundte pushkën në kodrën mbi Sarajevë, së bashku me shefin e tij, kriminelin e luftës – Vojisllav Sheshel.
Le të kujtojmë të dhënat bazë për atë krim, i cili zgjati plot katër vjet. Rrethimi në Sarajevë shkaktoi 14,011 viktima, nga të cilat 7,808 njerëz vdiqën në 1992, dhe 3,392 në 1993. Është vrasja më e madhe e luftës për sa i përket humbjeve njerëzore. Mesatarisht, 329 raketa lëshoheshin në qytet në ditë. Në total, mbi atë qytet u gjuajtën rreth 50 mijë tonë predha artilerie. 1600 fëmijë u vranë.
Vazhdojmë tutje.
Kur “fëmija” Aleksandri mbushi 25 vjeç, u bë edhe matematikan.
Ai vendosi ekuacionin – njëqind myslimanë për një serb. Duke menduar se për vdekjen e një serbi duhet të vriten 100 muslimanë. Për të sqaruar për brezat dhe trashëgimtarët “më të rinj”.
Ai u bë drejtor i një ndërmarrje publike, duke ndjekur linjën politike të Partisë Radikale Serbe, kur ishte vetëm 26 vjeç. Ai mbajti postin e drejtorit të Qendrës Sportive Pinki në Zemun derisa u bë, jo më pak se, ministër. Vetëm 28 vjeç.
Ai do të mbahet mend si ministër i Informacionit kur sigurimi shtetëror i Sllobodan Millosheviqit, “fëmija” ministër i të cilit ishte Aleksandër, vrau gazetarin Slavko Ćuruvia.
Të njëjtin funksion e kreu edhe gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, kur mori një apartament me tre dhoma nga “shteti”, për të cilin pas revolucionit të 5 tetorit, në vitin 2000, paguante vetëm tatim fitimi shtesë.
Qëndrimi i fundit i djalit të tij në lozhën ceremoniale, në Sarajevën lindore, së bashku me ministra të tjerë të Qeverisë së Serbisë, duke festuar themelet e përgjakshme të entitetit boshnjak-hercegovinas – Republika Sërpska, mohimi i gjenocidit dhe mohimi i përgjegjësisë për krimet më të rënda kundër njerëzimit në tokën evropiane, prandaj për shumicën e njerëzve kjo edhe nuk është temë.
Kur shikon dhe ke një pasqyrë të qartë në “fëmijërinë” e Aleksandër Vuçiqit, djali i tij, le të përsërisim, pavarësisht dëshmive të qarta të përfshirjes në kontekstin e krimit më të thellë në Serbi, as që mund të dalë në pah.
Snezana Csongradin punon si gazetare që nga viti 2003, gjatë gjithë kohës në gazetën Danas. Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik në Beograd, në Departamentin e Filozofisë