Altin Asani ka ardhur në jetë në 22 dhjetor ora 22:44. Ai është fëmija i njëmijtë, që ka lindur sivjet në spitalin zviceran Limmattal. Fëmija dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan mes tjerash media zvicerane limmattalerzeitung.ch, përcjell foldrejt.com.
Përndryshe foshnja është shqiptar me prindër nga Maqedonia e Veriut dhe ka peshuar 3510 gram dhe madhësi prej 50 centimetra.
Po atë natë në spitalin Limmattal ka lindur edhe një foshnjë tjetër, duke sjellë lajme të mira për natalitetin në Zvicër. Redaksia e foldrejt.com ju uron të gjithë foshnjave të lindura një fat dhe shëndet të mirë./Foldrejt.com