fbpx
E martë, 26 Nëntor, 2024

Fëmijët bërtisnin e bashkëshorti u hodh pas saj në liqenin e ngrirë – por avokatja ruse nuk kishte shpëtim

Lexoni edhe..

Ana Uskova, 40-vjeçe, avokate nga Shën Peterburgu i Rusisë, ka humbur jetën në mënyrë tragjike kur para fëmijëve të saj u hodh në një gropë të hapur në liqenin e ngrirë, nga i cili nuk arriti të dalë e gjallë.

Tragjedia e lartpërmendur ka ndodhur të premten në liqenin Odrez në jug të Shën Peterburgut, kur Ana para kërcimit kreu ritet fetare dhe përfundoi në gropë, e rrymat e mëdha të liqenit duket se e kishin marrë me vete, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, shihet Ana e veshur me rroba banjo me ngjyrë të zezë – duke kryer ritet fetare para se të hidhet në liqen.

I biri i saj 10-vjeçar dhe vajza 14-vjeçe, panë momentet e saj të fundit para se e ëma e tyre të zhdukej nën akull. Dy fëmijë e saj bërtisnin, derisa rrymat e ujit e tërhoqi të ëmën e tyre nën shtresën e trashë të akullit që ishte krijuar mbi liqen.

Siç raportojnë mediat ruse, temperaturat në ato momente ishin minus 5 gradë, kur edhe Ana përfundoi në liqen, e ekipet e kërkimit-shpëtimit akoma janë në kërkim të saj. /Telegrafi/

 

Të ngjajshme