Me ardhjen e ditëve të ngrohta dhe temperaturave të larta, fëmijët janë më të prirur ndaj dehidrimit, gjë që mund të ketë pasoja të rënda.
Pediatrit paralajmërojnë se fëmijët dehidratohen shumë më lehtë se të rriturit, prandaj është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje e veçantë rritjes së marrjes së lëngjeve nëse qëndrojnë jashtë ose merren me ndonjë aktivitet fizik, përcjell Fol Drejt.
Gjithashtu, problemet e mëparshme me dehidratimin, obezitetin dhe sëmundjet e fundit janë faktorë rreziku shtesë.
Por si mund ta kuptojnë prindërit se fëmija i tyre është i dehidratuar?
Edhe pse ndonjëherë dinë të injorojnë shenjat paralajmëruese, në shumicën e rasteve ato janë të dukshme dhe lehtësisht të dallueshme, transmeton Index.hr.
Sipas ekspertëve të klinikës së Cleveland, këto janë disa nga shenjat e dehidrimit që duhet t’i kushtoni vëmendje fëmijëve.
– gjuha dhe buzët e thata
– mungesa e lotëve
– më pak se gjashtë pelena të lagura në ditë ose pamundësi për të urinuar
– urinë e errët me erë të pakëndshme
– lëkurë e thatë dhe e rrudhur
– fytyrë e zbehtë
– frymëmarrje e thellë dhe e shpejtë
– lodhje
– duar dhe këmbë të ftohta./FolDrejt/