Të mbijetuarit nga bombardimet e Mariupolit kanë marrë trajtim në qytetin e afërt të Zaporizhzhia, ku disa nga viktimat më të reja të luftës po mbajnë plagët fizike dhe mendore të konfliktit. Mes të plagosurve ka edhe shumë fëmijë.
Ndërsa sic raporton BBC, një nga mjekët ka deklaruar se “e urren Rusinë për kryerjen e këtyre sulmeve”. Kujtojmë që një ditë më parë ushtria ruse bombardoi një shkollë arti ku ishin strehuar rreth 400 njerëz./FolDrejt/