Një rast i cilësuar nga policia si dhunë në familje ka ndodhur në komunën e Mitrovicës së Veriut, ku më datë 02.03.2022 rreth orës 16:00 është raportuar një rast i sulmit fizik dhe kanosjes nga ana vajzës në viktimën e cila është nëna e saj.
E dyshuara është dërguar në mbajtje. kurse viktima ka përfunduar në spital
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht si dhe ka kanosur nenën e sajë, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. E dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet nga policia në raportin e tyre 24 orësh, përcjell FolDrejt.