Deputeti nga radhët e PDK-së, ka kritikuar mënyrën e qeverisjes nga ana e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Nga foltorja e Kuvendit, ai është shprehur se nuk ka ndryshim të gjendjes as në pjesën e tregut energjetik e as nga mënyra e menaxhimit, derisa ka thënë se teksa nuk kanë mundësi të ndikojnë te çështja e parë, të dytën (menaxhimin) e kanë obligim.
“Nuk ka ndryshim të gjendjes, as në pjesën e tregut energjetik e as nga mënyra e menaxhimit, të dytën e kemi obligim ligjor e kushtetues sepse në të kundërtën do të jetë përsëritje për të shtatën heë”, është shprehur Shala.
Shala ka kritikuar edhe mungesën e krijimit të një strategjie edhe pas përdorimit të ligjit për shpalljen emergjente të masave energjetike.
“Asnjë hap juridik nuk e ka bërë kjo qeveri e ministri edhe pas përdorimit të ligjit për shpalljen emergjente të masave…Ku është strategjia, si zgjidhen problemet kur nuk ka strategji”, i është drejtuar Shala ministres Rizvanolli, duke i thënë se e ka mashtruar edhe kryeministrin./FolDrejt/