Sa e bukur duket kjo fole
në këtë fener i cili shumë rrugë të gjata njeh
dashnia fitohet veç me dashni
kjo fole në fener për këtë është dëshmi
dikur ka ba dritë, e sot zogj rrit.
Nji fener të braktisun
shpendët nuk munden me ndez’
por e kthejnë në fole
dhe e mbushin plot me vezë.
Aty asht mëshira e nanës
zogjtë e saj që i rritë
edhe pse s’i duket flaka.
Ka ma shumë se nji dritë
ndryshkun jam e vjetërue
dritën teme s’e kam harrue
kam shumë me thanë e me tregue
ndryshku të bukur ma bani mue
kjo fole që asht ndërtue.
Ka kalu kohë e gjatë, e jam tretun
për dritën teme jam i etun
për kandilin, për fitilin
bashkë me gazin që m’kanë ndrit’
po ma mirë rri i pandezun
se këta zogj mos me u rritë
kjo dashnia e zogjve prek çdo zemër
përlot çdo grua që mban më të t’bukurin emër
të gjitha gjallesat këtë mëshirë kanë
e vetë mëshira ka emrin nanë.