Borussia Dortmund u eliminua nga Champions League pas humbjes nga Chelsea javën e kaluar dhe së shpejti mund të mbetet pa futbollistin e tyre më të shtrenjtë, 19-vjeçarin Jude Bellingham.
Reprezentuesi anglez u takua me përfaqësuesit e Real Madridit, që do të thotë se mesfushori i ri mund të transferohet në kryeqytetin spanjoll.
Kështu mendon edhe legjendari Rio Ferdinand, i cili pas fitores së re të Realit ndaj Liverpool-it deklaroi:
“Po të isha Jude Bellingham dhe të më kërkonin Reali dhe Liverpooli, do të zgjidhja Realin, po ta shihte këtë ndeshje do të shkonte te Reali”.
Borussia raportohet se kërkon 140 milionë euro për mesfushorin e ri anglez, transmeton Fol Drejt.