Ferdinand, i cili gëzoi sukses të konsiderueshëm së bashku me Ronaldon në ditët e tij të lojës, ka krahasuar portugezin me Garnachon, transmeton Fol Drejt.
Por jo Ronaldon sot, po atë të kohërave të vjetra kur luanin së bashku.
“Ai (Garnacho) është Ronaldo. Kam luajtur me një Ronaldo të ri – harro Ronaldon që kemi parë këtë fundjavë – le të kthehemi te Ronaldo që të gjithë njerëzit do ta mbajnë mend. Ju shikoni golin që Ronaldo shënoi kundër Fulhamit në Craven Cottage [në 2007], ky ishte katalizatori për të vazhduar dhe për të fituar ligën gjithashtu, ne kishim nevojë për të dhe ishte një moment”.