Policia në Ferizaj ia ka marrë lejen e vozitjes për 1 vit një 23 vjeçari me inicialet Q.J., pasi ky i fundit në zonën e kufizimit prej 50 kilometrash në orë, arriti shpejtësinë në 111 kilometra në orë, në rrugën “Driton Islami”.
Policia po ashtu i shqiptoi shoferit një gjobë prej 500 eurosh dhe 5 pikë negative, njofton Klankosova.tv.
Policia Rajonale e Ferizajt apeloi tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.