Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar në Ferizaj, raporton Fol Drejt.
“Mbrëmë, rreth orës 23:30, derisa policët e stacionit në Ferizaj ishin në pikë kontrolli, në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku” në Ferizaj kanë ndaluar personin A.M (M/K) i moshës 27 vjeçar i cili ishte në kërkim policor . Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje’’ më dënim burgimi prej shtatëmbëdhjetë ( 17) ditëve.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia njoftoi se pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit dhe theksoi se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
“Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët, që nëse kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet në fund të komunikatës. /FolDrejt/