Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj si i kërkuar për disa vjedhje, shkruan Fol Drejt.
“Njësia e hetimeve e stacionit të policisë në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kishte marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet për disa vjedhje që kishin ndodhur në Ferizaj.”, shkruan në raportin policor.
Tutje, në raport thuhet se policët hetues pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren dhe shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin V.I (M/K) i moshës 59-vjeçar, i cili me datat: 24.11.2022, 05.12.2022, 25.01,2023 dhe me datën 27.01.2023 në dy rrugët e qytetit të Ferizajt, “Zenun Beqa” dhe “Alishefik Spahiu’’ dyshohet se nga veturat kishte vjedhur telefona celular të llojeve të ndryshme, portofola me para të gatshme si dhe dokumente personale nga disa qytetarë.
I dyshuari i V.I, ishte në kërkim policor, ndërsa dje me datën 06.04.2023 në ora 18:00 është ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit dhe më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.
“Pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.”, thuhet në fund të raportit. /FolDrejt/