Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj nën akuzën për dhunë në familje, raporton Fol Drejt.
“Dje, në ora 17:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Ramadan Rexhepi ‘’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.M (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij D.M ( F/K) e moshës 29 vjeçare, e cila kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas kishte sulmuar edhe babën e saj”, shkruan në komunikatën e policisë në Facebook.
Policia theksoi se të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, ka rezultuar se edhe me herët kishin të raportuara raste të dhunë në familje nga personi i njëjtë.
“Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe sulmi””, shkruan në fund të njoftimit. /FolDrejt/