Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj për armëmbajtje pa leje, shkruan Fol Drejt.
“Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 02:30 të mëngjesit në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar personin B.T (M/K) i moshës 39 vjeçar.”, shkruan në njoftimin zyrtar.
Policia njoftoi se gjatë kontrollimit të tij i është gjetur një armë zjarri( pistoletë), dy karikatorë me 11 fishekë, të cilat më pas i janë konfiskuar.
Organet e rendit thanë se i dyshuari B.T. është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Armëmbajtje pa leje’’. /FolDrejt/